Lajme të mira jo vetëm për futbollistët shkodranë por edhe për menaxherët e futbollit të këtij qyteti. Njëri prej tyre ditën e sotme ka zyrtarizuar një marrëveshje shumë fitimprurëse për një nga futbollistët e kampionatit shqiptar të cilin e ka bërë të firmos në Katarin e largët por me një kontratë milionerë. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Kamzës, Ivan Fushtar. Ka qenë menaxheri Uliks Kotrri ai që ka bërë të mundur kalimin e tij tek Al Arabi.

Fushtar u përfol në fakt për një kalim te skuadra e Partizanit, por oferta e Katarit ka qenë më joshëse për të. Mbrojtësi do të përfitojë një kontratë milionere. Në arritjen e marrëveshjes ka ndikuar menaxheri shqiptar Ulis Kotrri. Shkodrani ka propozuar kroatin në skuadrën e Katarit dhe gjithçka është konkretizuar sot në hedhjen e firmës në kontratë.
© shkodrasport.com