Denis Balaj, ish-futbollist i Vllaznisë dhe tashmë në rolin e menaxherit ka komentuar së fundmi për lojën e shkodranëve. Ish-mbrojtësi thekson se skuadra ka luhatje të shumta, por aty ka futbollistë shumë cilësor. Gjithashtu ai e shikon pozitive aktivizmin e të rinjëve e ndërsa nënvizon se ekipit i mungon një sulmues tipik.
Balaj tha: “Ndeshja me Partizanin realisht më la një shije të hidhur. Kjo sepse Vllaznia e kishte ndeshjen në dorë dhe mund ta fitonte, por Partizani e përmbysi rezultatin. Kuqeblutë po shfaqin shumë luhatje në këto javë e skuadra duhet të gjejë balancën. Po ashtu mungesat duket se kanë ndikuar sepse futbollistë si: Latifi, Hakaj apo Heriç e Boshnjaku kanë një peshë në skuadër.
Pozitiv shoh faktin që lojtarëve të rinj po iu jepet shansi. Një frymë e re që mungonte tek Vllaznia prej shumë vitesh, ku asnjë lojtar nga të rinjtë nuk kishte pasur sukses në ekipin e parë.
Çfarë i mungon ekipit ? Mendoj se një sulmues tipik, që ta udhëheqë skuadrën me gola. Them se Aralica dhe Kaina nuk i plotësojnë pritshmëritë që kanë shkodranët”.
Endri ÇINARI