Momenti i mire qe po kalon ekipi i Vllaznise ne kampionat ka bere qe edhe tifozet por edhe njerezit rreth saj te shtojne dozen e entuziasmit. Ne keto rrethana, prej disa kohesh menaxheri shkodran vazhdon “te godase” gazetarin Gerti Çarçani qe nuk konsiderohet nje dashamires i kuqeblu ne ambjentin sportiv.
Pas fitores se sotme 3-1 ndaj Tiranes, Gjyrezi i shkruante Çarçanit ne kete menyre: Ik futu ne Big Brother Gert se aty ke mundesi te mos shohesh me fitoret e Vllaznise deri ne fund te sezonit”.
Me pare menaxheri shkodran e kishte ngacmuar se gjoja kur shenonte gol Vllaznia “nderpriste sinjalin e transmetimit te ndeshjes”, nderkohe qe me pas do te shkruante serish: “Sa here qe flet ti kunder, Vllaznia fiton. Te lutem mos ndalo deri ne fund!”
E rendesishme eshte qe skuadra shkodrane ta vazhdoje rrugetimin e tij, sigurisht duke marre parasysh edhe ate qe thote Çarçani e te tjere, sepse ka ende shume malore deri ne fund./www.shkodrasport.com/