Menaxheri shqiptar i futbollit, Fali Ramadani akuzohet për pastrim parash dhe është vënë nën hetim në Spanjë.RAMADANI
Ditën e martë forca të shumta policie kanë shkuar në shtëpinë e tij në Kalvia dhe kanë bërë kontrolle të imtësishme. Nën hetimin për Ramadanin janë përfshirë Interpoli, Shërbimi i Taksave dhe Njësia e Krimit të Organizuar.
Ramadani është urdhëruar që të paraqitet në gjykatën kombëtare, 6 orë pas kontrollit të banesës së tij.
Nën hetim nuk është vetëm menaxheri me origjinë shqiptare, por edhe njerëz të tjerë që kanë bashkëpunuar me të, si biznesmenë apo edhe ish-futbollistë.
Ramadani ka nën pronësinë e tij emra të njohur futbollistësh, si Joviç, Handanoviç, Perisiç, Ynder dhe shumë të tjerë.
