Elton Marini, një nga menaxherët që operojnë vazhdimisht në tregun shqiptar, ka treguar se pse është e vështirë aktualisht që të sjellësh sulmues cilësorë në kampionatin shqiptar.
Menaxheri i cili së fundmi transferoi Rrocën te Kukësi, tregoi në “Fair Play” se kampionati shqiptar kishte probleme me imazhin e tij dhe ndaj nuk ishte tërheqës për lojtarët e një cilësie më të lartë.
“Dritarja e transferimit në janar është e vështirë për klubet, edhe në Europë. Meqë nuk jemi një treg i fuqishëm nga ana financiare, duke pasur parasysh ngjarjet e viteve të fundit apo dobësimi i klubeve, imazhi nuk është në maksimum për ta bërë atraktiv këtë treg. Kjo e bën më të vështirë gjetjen e lojtarëve të sulmit.
Te Partizani nuk është mision i mbyllur ai i kërkimit të sulmuesit, por Gega së pari i jep besim grupit që e ka sjellë deri këtu. Partizani nuk është se nuk ka sulmues, por po kërkon më të mirë se atë që ka në gjirin e vet. Po e bëjmë dramë, por i ka sulmuesit”, tha Marini. /vipsport/