Super menaxheri Jorge Mendes po kërkon që Barcelona të rrisë pagën e Lamine Yamal.

Sapo mbushi 17 vjeç, Yamal tani është fitues i europianit me Spanjën dhe konsiderohet si talenti më i mirë i brezit të tij.

Sipas Sport, Mendes po këmbëngul që klienti i tij të shpërblehet për ndryshimin e statusit.

Menaxheri portugez është i mendimit se i riu “është bërë ambasadori më i mirë i markës Barça dhe tashmë është idhulli më i madh i tifozëve të klubit”.

Yamal nënshkroi kontratën e tij të parë trevjeçare profesionale vetëm në tetor. Por Mendes tani po paralajmëron katalanasit se është “e drejtë dhe e nevojshme që kontrata të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundur”./telesport/