Tragjedia e ndodhur në Shqipëri ka prekur të gjithë botën e sportit.
Lojtarë, basktebollistë e klube futbolli kanë reaguar për tërmetin që goditi Shqipërinë gjatë ditës së sotme, ku deri tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 20 personave dhe mbi 600 të lënduar.
Pas Milanit, Lacios dhe Romës, tani ka reaguar ekipi tjetër italian Napoli.
“Mendimet e të gjithëve në Napoli janë me njerëzit e Shqipërisë në vazhdën e tërmetit të mbrëmshëm”, ka shkruar ekipi ku luan futbollisti shqiptar Elseid Hysaj.