Nga Maringlen ZHIVANI

Elvin Beqiri, një nga ish-mbrojtësit më të mirë të Vllaznisë, ishte i ftuar në emisionin “Star Sport” në TV Star Plus. Beqiri foli edhe për skemën e “Final Four”, të cilën e konsideroi pozitive dhe të suksesshme.

“Vjet mendoj që “Final Four” rezultoi pozitive, sepse kishte konkurrencë deri në fund të shumë ekipeve. Deri në momentin e fundit ishin disa ekipe që ishin pretendente për të kaluar në “Final Four”.

Unë mendoj se duhet të vazhdojë kjo skemë për shumë arsye. Një nga arsyet për mua është konkurrenca e madhe në kampionatin shqiptar, që nuk ka shumë diferenca mes ekipeve dhe kjo skemë e ka bërë më tepër që 10-ekipet të mos kenë shumë diferenca në këtë kampionat.

Kështu që, unë mendoj se është diçka pozitive që i jep çdo ekipi mundësinë për të konkurruar deri në fund dhe për të marrë pjesë në këtë katërshe”,- tha ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Elvin Beqiri në “Star Sport”.