Te Gjermania ishin të bindur se do të shkonin deri në finalen e Botërorit 2018. Këtë, jo vetëm tifozët apo lojtarët, por edhe bindja e plotë e Federatës Gjermane të Futbollit, e cila kishte rezervuar dhe parapaguar hotelin deri më datë 17 korrik, 2 ditë pas finales së Moskës.
Sipas informacioneve që kanë dalë nga pjesëtarë të stafit të hotelit “Recreation Complex” në Vatutinki, Federata Gjermane kishte arritur deri aty sa nuk kishte vënë asnjë lloj klauzole në rast largimi të mëparshëm nga hoteli.
Kësisoj, nga ky vetëbesim i tepruar i kaluar në mendjemadhësi, do të jetë e detyruar që të paguajë hotelin edhe për tre javët e ardhshme,
ndonëse që nga dreka ka marrë valixhet dhe është kthyer në Gjermani i gjithë stafi dhe personat që e shoqëronin në aventurën e shkurtër ruse. /vipsport/