Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.

Stadiumi duket se ka përfunduar totalisht dhe është gati për ndeshjen e të dielës që do ta inagurojë.

Të dielën në këtë stadium do të luhet ndeshja Vllaznia-Apolonia për femrat, ku do të provohet nëse stadumi i ri i plotëson të gjitha kriteret e duhura për një ndeshje ndërkombëtare.

Në rast se të gjitha do të kalohen me sukses UEFA do të jap dritën jeshile për ndeshjen e madhe ndaj Francës që do të mbahet në 17 nëntor.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka treguar në total ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” ka kushtuar rreth 75 milion euro.