Juventus ka luajtur 8 finale te Champions League, që është një eveniment botëror. Ta fitosh nuk është si të fitosh një trofe çfarëdo. Ka skuadra të jashtëzakonshme, objektivi i parë është të kalojmë grupin, më pas 1/8-at. Nuk jam mendjemadh, besoj se kjo skuadër mund të arrijë në finale”. Këto kanë qenë deklaratat e trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes së fituar kundër Olympiakos mbrëmjen e djeshme, që i ka siguruar kualifikimin bardhezinjve.
Në lidhje me shortin: “Na jepni përsëri Barcelona-n… Katër ekipe angleze kanë dalë të parat në grupet e tyre, Besiktas dhe PSG. Besoj se do të ndeshemi me një ekip anglez. Kampionati? Napoli po bën një paraqitje të jashëtzakonshme. Ka fituar 12 ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur vetëm një. Ne kemi një pikë më shumë në krahasim me vitin e kaluar, Inter po luan mirë sepse ka dy pikë më shumë se ne. Objektivi është të jemi afër vendeve të para në mars. Të gjitha duan të mundin Juventus, lojtarëve të mi u kam thënë se këtë vit nuk mjafton të bëhen gjërat si zakonisht, por duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për të fituar titullin e 7-të radhazi”, ka përfunduar Allegri.