Kristjan Asllani ka komentuar barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë, duke cilësuar një mundësi të humbur për të marrë fitoren nga ky duel.

“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikë.

Pësuam dy gola që për mua mund të evitonim por futbolli kështu e ka, në fund kishim rast edhe për 3-2. Ça të bëjmë, morëm një pikë, jemi të lumtur. Mund të bënim më shumë por rruga është kjo.

Rasti i humbur? Besoja se do ta merrte Modriç topin se ishte më afër, e gjuajta me sytë mbyllur. Gabova golin, çfarë të bëj, kështu e ka futbolli”, tha Asllani për “TV Klan”.