Në merkato të gjithë janë mësuar duke parë nga gjërat më të çuditshme dhe më të pabesueshme, por kjo që Elazigspor ka bërë është e “çmendur”.
Klubi i kategorisë së dytë në Turqi ka vendosur një rekord fantastik, duke nënshkruar me 22 lojtarë në vetëm 2 orë.
Ky klub ka arritur që në këtë pak kohë të blejë 12 lojtarë dhe të huazoj 10. Kjo ka ndodhur se në orët e fundit të merkatos, kur u mbyllën negociatat me Federatën turke e cila kishte bllokuar lëvizjet për këtë skuadër.
Gjithashtu, Elazigspor është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Orhan Kajnak. Ish- presidenti Selçuk Ozturk ka thënë pas kësaj “çmendurie”: “Kemi zhvilluar njëkohësisht negociata me federatën për heqjen e bllokimit të merkatos dhe me lojtarët që donim të merrnim. Pasi morëm aprovimin nga federata, kontaktuam lojtarët dhe çdo gjë u mbyll për 2 orë”.