Tashmë është zyrtare, Alfred Mensah do të vazhdojë karrierën tek kampionët e Kosovës, Ballkani. Ka qenë vetë klubi suharekas, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Partizanit. Mensah do të përforcojë kështu fazën ofensive të skuadrës së Ilir Dajës.

Ne kete menyre pas mbrojtesit te Vllaznise Geralb Smajli, kampionet e Kosoves marrin edhe nje tjeter lojtar nga kampionati shqiptar. Por nderkohe, ende nuk eshte e qarte se kush do te jete timonieri i kesaj skuadre.

Ka shume dilema nese Daja do te vazhdoje ne krye te saj apo do te zevendesohet nga Shehi apo ndonje trajner tjeter. Pavaresisht ketij fakti, Ballkani eshte i vendosur per te vijuar rrugen e tij te sukseseve dhe per kete arsye vazhdon te jete aktiv ne merkato.