Dinamo vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato. Klubi kryeqytetas ka bërë lëvizje mjaft cilësore deri më tani, duke përforcuar ekipin në çdo repart.

Por, transferimi më i bujshëm është ai i sotmi. Dejvi Bregu do të jetë lojtari më i ri i Dinamos. Bregu ka firmosur ditën e sotme kontratën me dinamovitët, diçka e zyrtarizuar dhe nga vetë klubi.

Kujtojmë që në garë për shërbimet e Bregut, ishte dhe Flamurtari, por vlonjati vendosi Superioren para vendit të lindjes. Kujtojmë që 28-vjeçari rikthehet në Shqipëri, ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit, Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës.

Gjithashtu, Bregu ka luajtur edhe në Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Poloni me ekipin e Wisla Krakow.