Që Juventus po sheh përreth në kërkim të futbollistëve të tjerë të nivelit dhe klasit botëror, tashmë nuk është më një risi. Por emrat e rinj që për surprizë po qarkullojnë në orët e fundit të kenë hyrë në orbitën e bardhezinjve, janë padyshim risi. Bëhet fjalë për bomba të vërteta të bujshme merkato.

E para mbërrin direkt nga Anglia. Bazuar në raportimet e “Daily Telegraph” në fakt edhe Juventus është përfshirë në garën për blerjen e belgut Eden Hazard, futbollisti i jashtëzakonshëm në pronësi të Chelsea.

Një big prej të paktën 150 milionë euro që ndodhej prej kohësh në objektivin e Real Madrid dhe PSG, por që si për çudi tani mund të mbërrijë në Torino, sidomos nëse bardhezinjtë do të marrin në konsideratë idenë e shitjes së një prej tre yjeve, si për shembull, Dybala./telesport/