Dritarja e fundit e merkatos ka vendosur përsëri rekorde të reja historike në futbollin profesionist, si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Këtë e konfirmon raporti i FIFA-s, “International Transfer Snapshot”, për janarin e vitit 2025.

Në futbollin e meshkujve, klubet angleze kanë kryesuar listën e shpenzimeve, duke investuar 621.6 milionë euro në transferta.

Pesë ligat që shpenzuan më shumë janë:

Anglia – 621.6 milionë euro

Gjermania – 295.7 milionë euro

Italia – 223.8 milionë euro

Franca – 209.7 milionë euro

Arabia Saudite – 202.1 milionë euro

Ndërkohë, për sa iu përket fitimeve nga shitjet e lojtarëve, klubet franceze kanë arkëtuar më shumë se çdo kampionat tjetër, duke grumbulluar 371 milionë euro.

Ja top 5 ligat me më shumë të ardhura nga transferimet:

Franca – 371.0 milionë euro

Gjermania – 226.2 milionë euro

Anglia – 185.2 milionë euro

Portugalia – 176.4 milionë euro

Italia – 162.0 milionë euro

Italia është konfirmuar si një nga ligat më aktive në merkato, duke shpenzuar 223.8 milionë euro, por gjithashtu duke fituar 162 milionë euro nga shitjet e lojtarëve.