Largimi i Eneo Bitrit dhe Xhuliano Skukës dukshëm ka krijuar hendek në skuadrën e Partizanit. Humbja 2-0 me Teutën padyshim ishte sinjal i fortë se organika e kuqe nuk e ka më forcën dhe cilësinë e gjysmës së parë të këtij sezoni.

Trajneri Giovani Colella foli pas takimit duke mos dashur të analizonte atë që ndodhi në fushë. Por, kur u pyet për merkato theksoi se puna e tij ishte veç të stërviste lojtarët.

Në këtë mënyrë italiani u pasoi “topin” drejtuesve të cilët duhet të lëvizin menjëherë në merkato për të riparuar boshllëqet e lëna nga dy lojtarët e larguar.

Të kuqtë janë në krizë dhe nëse nuk ka ndryshime, objektivi “titull” sa do të vijë e do të bëhet më i vështirë. Aktualisht skuadra e Partizanit gjendet 4 pikë larg kryesueses, Tirana.(Marrë nga newsport)