Elbasani ka bërë lëvizjet e para në merkaton e dimrit.Një qendërmbrojtës nga Lituania dhe një mesfushor nga Nigeria, me të cilët verdheblutë kanë rënë paraprakisht dakord dhe priten vetëm detajet e fundit që ata të veshin fanellën.

Sigitas Olberkis do të vijë nga kampionati lituanez në Elbasan. Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së FA Siauliai.Vlen të theksohet se është pjesë e kombëtares së Lituanisë, ku shihet si një ndër futbollistët më cilësorë në vendin e tij.

Abas Ibrahim është një mesfushor nga Nigeria, por që karrierën e tij e ka ndarë mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, nga vjen së fundmi. Ai mbulon qendrën e mesfushës, ku rolin e tij natyral ka atë para mbrojtjes, pra është një shkatërrues i mirëfilltë. Tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ziras në elitën azere, ku një sezon më parë është shpallur nënkampion.