Elbasani vazhdon qe te surprizoje ne merkato duke e kompletuar skuadren edhe me nje lojtar tjeter. Behet fjale per Harallamb Qaqi i cili është zyrtarisht përforcimi më i ri i kesaj skuadre në merkato.

Mbrojtësi ishte pjesë e Teutës në sezonin e fundit dhe tani do të nisë një aventurë të re. Ai është aktivizuar edhe me skuadra si Laçi, Kukësi dhe Kamza.

Ka qenë klubi verdheblu që nëpërmjet faqen zyrtare, ka prezantuar Qaqin, duke “blinduar” kështu repartin e mbrojtjes.

“Mirë se erdhe Qaqi! Sezonin e kaluar Qaqi e mbylli me skuadren e Teutes, dhe kete vit qendermbrojtesi do te veshe fanellen verdheblu”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare.