Elbasani ka përforcuar sulmin në ditën e fundit të merkatos së janarit duke transferuar një maroken. Karim Loukili është lojtari më i ri i skuadrës verdheblu.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Elbasanit përmes një postimi në faqen zyrtare. “Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise në Hollandë tek ekipi i TOP Oss.

Karim është rritur profesionalisht në akademinë e Utrecht. Sulmuesi anësor numëron paraqitje në kategoritë superiore me Debrecen në Hungari, Karmiotissa në Qipro dhe Riga në Letoni.”, shkruan Elbasani.

Tashme mbetet per t’u pare se sa do ta ndihmoje kete skuader sulmuesi i sapoardhur. Duhet thene se gjithçka varet edhe nga forma e tij, ambientimi me pjesen tjeter te futbollisteve apo dhe faktore te tjere, megjithate shpresat jane te medha qe ai te jete njeriu- gol per elbasanasit.