Të enjten mbrëma, Real Madrid do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat në transfertën e Getafes, e vlefshme për javën e 34 të La Liga-s.

Në këtë sfidë, trajneri Zinedine Zidane në pankinë do të ketë një lojtar më shumë, pasi rikthehet nga dëmtimi braziliani Vinicius Junior, i cili prej rreth 2 muajsh ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë dhe nuk ka mundur të jetë i gatshëm për skuadrën e tij.

Të shohim nëse tekniku do i jap disa minuta në fushën e lojës, pasi me shumë mundësi nuk mund të jetë titullar që nga minuta e parë.

Nderkohe Bejl është kthyer në një problem për klubin. Uellsiani i ka komunikuar klubit se dëshira e tij është të qëndrojë në Madrid dhe të përmbushë kontratën e tij deri në vitin 2022.

Ndërkaq, një tjetër shqetësim i klubit është fakti se për Bejl nuk ka pretendente, pasi Reali nuk ka marrë oferta për sulmuesin. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet me Bejl, por e sigurt është se në Madrid nuk po e pëlqejnë aspak sjelljen e uellsiani.