Valbona nuk po gjen qetesi me pankinen. Vetem pak dite pas emerimit te Rrahman Hallaçit ne postin e trajnerit, mesohet se ai eshte larguar nga kjo detyre dhe nje te tille e ka pranuar ne nje prononcim per mediat edhe administratori i klubit Saimir Nezaj.
“Po është e vërtetë që ne kishim për rreth një javë që negocionim me trajnerin Raman Hallaçi, por asnjë marrëveshje nuk u arrit mes nesh. Ne kemi disa ditë që kemi kontaktuar një trajner brazilian nga Sao Paolo dhe po presim që ai këto ditë të paraqitet pranë klubit tonë”- eshte shprehur ai.
Ne fakt gjerat duket se kane marre rrjedhe tjeter. Tropojanet nuk kane nder mend te presin trajnerin brazilian sepse jane duke negociuar me nje tjeter. Behet fjale per ish- trajnerin e Erzenit sezonin e kaluar, Alfred Deliallisi.
Eshte faqja “@futbolli.ne_shqiperi” e cila ka zbuluar se drejtuesit nuk kanë humbur kohë duke nisur bisedimet me ish-trajnerin e Erzenit. 31-vjeçari është i lirë që pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe tashme ka nisur bisedimet me tropojanët të cilat janë në fazë të avancuar. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për këtë kalim.