Në takimet e fundit është vënë re qartë se Kristjan Asllani ka humbur një pozicion në hierarkinë zikaltër. Në një analizë të bërë nga mediet italiane thuhet se shqiptari, i cili konsiderohej nga trajneri si pasardhësi natyral i Hakan Çalhanoglut, ka humbur terren dhe tashmë është kthyer në një zgjedhje të tretë.
Në ndeshjet e fundit mesfushori turk është zëvendësuar nga Piotr Zielinski ndërsa për Asllanin janë rrezervuar vetëm pak minuta. Ky është një mesazh i qartë që i ka dhënë Simone Inzagi, mesfushorit shqiptar, i cili duket se nuk ka kënaqur plotësisht nevojat e klubit.
Në këtë mënyrë Kristjan Asllani mund t’i shërbejë Interit për të marrë në Milano sulmuesin e të ardhmes. Sipas medieve italiane drejtuesit zikaltër po mendojnë të hapin bisedimet me drejtuesit e Bolonjës pasi janë të interesuar për Santiago Kastron.
Kartoni i Asllanit vlerësohet rreth 20 milionë euro ndërsa paga e tij vejtore është 800 mijë euro, parametra këto të përbalueshëm për një ekip si Bolonja.