Edon Hasani ishte i pari që firmosi për Vllazninë në merkaton e kësaj vere. Pas tij këtë gjë e bënë edhe Nuredin Orelesi, Gilman Lika dhe Charles Atsina. Numri i blerjeve të kuqebluve ka mbetur në katër për momentin por deri në afatin e fundit në mbylljes së merkatos me shumë mundësi do të ketë edhe të tjera firma të rëndësishme.

Kush do të jetë e pesta? Pikëpyetja mund të zbulohet shumë shpejt. Erjon Vucaj, Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha janë tre futbollistët me të cilët drejtuesit janë në bisedime. Për të parin nuk ka nevojë për provë sepse dihen aftësitë e tij ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u parë në fushë nga stafi teknik. Gjithsesi, dilema e blerjes së pestë të Vllaznisë pritet të zbardhet shumë shpejt.

© shkodrasport.com