Laçi ka nisur merkaton, teksa afrimi i parë pritet të vijë nga Superliga e Kosovës. Behet e ditur se Alban Shabani është pranë transferimit te kurbinasit.
Ky i fundit është një emër i njohur për Superioren, pasi më parë ka luajtur për Skënderbeun. Ndërsa së fundmi, mesfushori 24-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e Feronikelit në Kosovë.
Gjithashtu, Shabani ka luajtur edhe për ekipe si Llapi dhe Drenica. Pas eksperiencës për 4 vite radhazi në Superligën e Kosovës, mesfushori nga Podujeva është gati për aventurën me Laçin.
Ne kete menyre, pas largimit te Enriko Papes drejt Rumanise, drejtuesit kurbinas e kane gjetur menjehere zevendesuesin e tij. Por gjithashtu behet e ditur se nje tjeter futbollist i laçianeve ka kerkuar largimin, mesfushori tjeter Altin Kryeziu.