Laçi është forcuar sërish. Kleandro Lleshi është lojtari më i ri i kurbinasve. Mesfushori do të veshë fanellën bardhezi për sezonin e ri, teksa këtë kampionat që u mbyll ai spikati me skuadrën e Kukësit.LACIPor, jo vetëm afrime pasi Laçi humbet përfundimisht Sobovalen, edhe pse nga klubi kurbinas nuk ka ende një njoftim zyrtar, mësohet se sulmuesi ka kaluar te Prishtina në kampionatin e Kosovës.
Pas mbarimit të sezonit të kaluar me Laçin ku shënoi 9 gola në total, Sobovale u huazua te Malisheva për ndeshjet e Europës të cilat i luajti të dyja, me ekipin e Kosovës që u eliminua nga Buduçnosti.
Kur të gjithë prisnin që ai të kthehej për të udhëhequr sulmin e Laçit për sezonin e ri, duke qenë se 27- vjeçari është në kontratë deri në vitin 2025 me bardhezinjtë dhe teksa angazhimet e klubit kosovar të Malishevës përfunduan, sulmuesi anglez nuk është rikthyer te kurbinasit, por ka kaluar te Prishtina.
Ende nuk dihen detajet e transferimit. Nuk dihen ende detajet e transferimit, shifra që mund të ketë përfituar Laçi, apo nëse gjithçka është mbyllur me mirëkuptim mes palëve.