Përveç largimeve nga Vllaznia B siç ishin ato të Demës dhe Erkoçeviq, tek kjo skuadër duket se do të ketë edhe afrime. Madje të lojtarëve cilësorë. Një prej tyre, pritet që t’i bashkohet ekipit në stërvitje ditën e nesërme duke u vënë kështu nën urdhërat e trajnerit Kraja. Lajmi e ka konfirmuar vetë ky i fundit duke bërë publike një foto me të mbrëmjen e sotme teksa ka arritur akordin.

Ai ka qenë në pjesën e parë të sezonit pjesë e ekipit të Flamurtarit të Prishtinës por u largua prej atje për shkak të problemeve që kjo skuadër kishte. Kësisoj nga nesër ai do të jetë pjesë e ekipit shkodran i cili do të përfitojë jo pak nga përvoja e mbrojtësit 25 vjeçar.

© shkodrasport.com