Lëvizje surprizë në ditën e fundit të merkatos. David Atanaskoski rikthehet te Partizani. Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili fitoi titullin kampion me “Demat e Kuq” në sezonin 2022/2023 dhe Superkupën në sezonin 2023/2024, pas eksperiencës në Rumani, rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se Atanaskoski ka firmosur  një kontratë për një vit e gjysëm. Në total 28 vjeçari me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje.  

NJOFTIMI I KLUBIT: 

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e David Atanaskoskit.

Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar se të kuqtë mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar.

Atanaskoski ka firmosur me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm. Në total 28 vjeçari me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje duke fituar me të kuqtë titullin kampion në sezonin 2022 – 2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.