Sezonin e ardhshëm pritet që të ketë risi në futbollin shqiptar dhe bëhet fjalë për skuadra U-21, apo dhe U-13 që mund të përfshihen në gara zyrtare.
Në fakt, afro tre muaj më parë, FSHF organizoi me zyrtarët e klubeve një mbledhje duke u diskutuar edhe për mundësinë dhe idetë që ato kanë për përfshirjen e skuadrave U-21 apo dhe U-13 në një kampionat zyrtar.
Tashmë klubet e Superiores, duhet që në merkato të afrojnë jo vetëm lojtarë që u bëjnë punë, por ata duhet që të jenë edhe deri në moshën 21-vjeçare, pasi FSHF e miratoi në mbledhjen e Komitetit Ekzkeutiv, afro dy muaj më parë…
Nuk është çudi që në mënyrë që të minimizojnë shpenzimet, ekipet B të shkrihen dhe në garë të jenë ekipet U-21, si psh.të klubeve Tirana, Partizani apo dhe Vllaznia./vipsport/