Mund të duket si një lajm që është i vështirë për t’u besuar por duke iu referuar raportimeve të Football Insider, Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë shumë shpejt këtë eksperiencë të dytë të tijën me Manchester United.

Media në fjalë shkruan se mbërritja e Ralf Rangnick në stolin e “djajve të kuq” ka prishur marrëdhëniet e Ronaldos me drejtuesit e klubit dhe ekziston mundësia që CR7 të largohet që në merkaton e janarit nga Old Trafford.

Reali i Madridit po tenton ta kthejë futbollistin në Santiago Bernabeu por për momentin lëvizjet konkrete mungojnë.

Megjithatë presidenti Perez po monitoron me kujdes situatën e Ronaldos dhe është i tunduar nga ideja për të rikthyer në Madrid një emër të madh si luzitani i cili në 9 vitet që ishte pjesë e Los Blancos shkroi historinë.