Një lojtar i ri 18-vjeçar nga Melilla është rekrutuar nga Real Madrid sipas Marca. Ky është Mohamed Mizzian, i cili duket se ka mahnitur drejtuesit madrilenë me performancat e tij gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit që vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat.
Marca lajmëron se bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare dhe negociatat kanë qenë veçanërisht të vështira. Përfaqësuesit e Mizzian nuk ishin dakord për transferimin. Të paktën jo për momentin.
I lakmuar nga Barça dhe klubet e tjera të njohura, Mizzian do të prezantohet nga Real në janar të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë karrierën e tij madrilene me të rinjtë e merengues. Ai ka kaluar tashmë vizitat mjekësore në klubin e kryeqytetit spanjoll.