Periudha e veres pritet te jete shume e ngarkuar me levizjet e lojtareve ne çdo sport por kuptohet qe vemendja me e madhe do te jete e perqendruar tek futbolli, si “industri e rende” qe eshte. Madje, perpos levizjeve ne futbollin e madh, merkato pritet te kete edhe ne futbollin e salles.
Dhe duket se shume shpejt do te realizohet nje levizje ne merkato edhe per futbollistin shkodran Semir Gokaj. Lojtari i kombetares shqiptare duket shume prane kalimit tek skuadra malazeze “Mogren”.
Me kete levizje eshte duke u marre menaxheri shkodran Luan Shpuza i cili eshte ne bisedime me presidentin e skuadres malazeze. Kjo eshte nder me te mirat e vendit fqinj dhe si rrjedhoje kerkon te perforcoje rradhet e saj me lojtarin e kuqezinjve.
Madje, mesohet se e kane ndjekur Gokajn edhe ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian qe u zhvilluan para pak ditesh ne Sllovaki e ku Gokaj ishte bashke me shkodranin tjeter Mehja pjese e kombetares shqiptare.
Gokaj ne sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit 5×5 “Air Albania” i cili fiton kupen ne Zonen e Shkodres dhe shkoi deri ne çerekfinale te kampionatit kombetar. Por karriera e tij e metejshme duket se do spostohet ne Mal te Zi tek Mogren, megjithate çdo gje do te vendoset ne ditet ne vijim./SHKODRA-SPORT.COM/