Ermal Meta është futbollisti i radhës që ka përfunduar në “radarët” e skuadrave italiane. Sampdoria është skuadra e interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit sipas mediave italiane

Aktualisht Sampdoria militon në Serie B në Itali dhe dëshiron të shmangë rënien në Serinë C. Drejtuesit pëlqejnë karakteristikat e mesfushorit, i cili është mjaft fleksibël dhe mund të luajë në disa role në mesfushë.

Këtë sezon me fanellën e Tiranës ka luajtur në 17 ndeshje , ku ka shënuar edhe 1 gol. Meta është bërë pjesë e ekipit të parë të Tiranës që në verën e vitit 2023.