Te Teuta vazhdojnë largimet. Realdo Fili është futbollisti i 3-të që largohet nga Durrësi. Fierakut i përfundon kontrata në fund të qershorit, me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, 28-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë në treg. Sulmuesi largohet nga Durrësi, ku në këtë sezon ia doli të shënonte 4 gola dhe të dhuronte edhe 1 asist, në 25 ndeshje të zhvilluara mes Kupës dhe kampionatit.
Kujtojmë se Fili është largimi i 3-të nga “Djemtë e Detit”, teksa më parë nga durrsakët janë larguar Harallam Qaqi dhe Rodrigo Faust. Të tjera largime priten nga Teuta, ku skuadra i është nënshtruar një revolucioni të vërtetë./newsport/