Ledio Beqja nuk është më lojtar i Teutës. Mesfushori do të vazhdojë karrierën në Hungari te skuadra e Gyori. Teuta ditën e sotme e ka zyrtarizuar largimin e lojtarit, për të cilën klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Beqja largohet nga Durrësi pas 6 vitesh, ku me fanellën e “Djemve të Detit” ia doli të fitonte 4 trofe, duke qenë protagonist në 151 ndeshje.

Klubi durrsak e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierën e tij futbollistike.

Mirupafshim Ledio Beqja!

Klubi i Futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me ETOFC për transferimin e Ledio Beqja-s në kampionatin hungarez të futbollit. Pas 6 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Ledio Beqja largohet nga Teuta. Beqja është një produkt i akademisë së Teutës dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 17-vjeçare. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar katër trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 151 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

KF Teuta falenderon Ledion për të gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Ai gjithashtu meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë.

KF Teuta i uron suksese në vazhdim. Forca Teuta”, shkruan klubi durrsak. Kujtojmë se me kalimin te skuadra hungareze, Beqja do të bashkohet me Eneo Bitrin dhe Albion Markun. Siç dihet këto të fundit kanë luajtur edhe në Superiore.