Tirana zyrtarizon afrimin e lojtarit të radhës. Futbollisti lezhjan Erisildo Smaçi është përforcimi i skuadrës kryeqytetase i njoftuar prej vetë klubit.
Futbollisti i talentuar është prezantuar nga drejtori Ibrahimi i bardhebluve. Tirana e ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale. Smaçi do te gjeje tek bardheblute edhe dy lezhjane te tjere, pikerisht kapitenin Pergjoni dhe sulmuesin Ndreca.
Kujtojmë që Smaçi vjen nga aventura izraelite ku jo pak herë ra në sy për aftësitë e tij në driblime dhe krijimin e lojës së bukur. I ardhuri nga vendi në luftë ka eksperiencë në Superiore pasi ka mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Dinamos.
Për lezhjanin ky është ekipi i dytë i kryeqytetit, pasi Tirana arriti marrëveshje me Bnei Yehuda Tel Aviv, skuadra izraelite që mbante kartonin e shqiptarit.