Vllaznia u rikthye në elitën e futbollit shqiptar dhe shkodranët ndonëse i nisën disi me vonesë përgatitjet, në 3 javët e para kanë pasur një ecuri mjaft të mirë. Me 4 pikë dhe me një lojë që ka ardhur në rritje, shkodranët kanë bërë mirë. Skuadra ka pësuar ndryshime, ndonëse në formacion kanë edhe titullarë të sezonit të shkuar.

Duke filluar që nga Sherri, Malota, Lika, Zogaj, Krymi, Gurishta e ndonjë tjetër. Por, në Shkodër kanë afruar edhe brazilianë e afrikanë, madje mbrojtësin e Kombëtares së Ugandës që konsiderohet si goditja më e madhe në merkato për eksperiencën e madhe që ka mbi supe.

Vllaznia ka ndryshuar dhe synon që të jetë dinjitoze dhe të kapë Europën, ndonëse në Shkodër kanë ende shumë punë për të bërë për të qenë brenda pritshmërive. Tifozët kanë filluar të mbushin stadiumin, ndonëse ajo sfida me Tiranën dhe ngjarjet që ndodhën duhen harruar sa më parë…!vipsport/

Të afruar: Tedi Laço, Dajan Shehi, Herald Marku, Behar Ramadani, Filip Gligorov, Aleksandër Ristevski, Ndriçim Shtubina, Maksim Kojakaru, Emerson Brito Dos Santos, Hygor Guimares Gonçaalves, Uenderson Da Silva, Godfrej Ualusimbi.

Të larguar: Silvio, Alsid Tafili, Dan Ignat, Valto Zeqaj, Dejvi Bilali, Kolins Eziamaka, Erind Selimaj, Olsi Gocaj, Antonio Marku, Arsen Hajdari, Ergi Borshi.