Pritej qe sot te ishte Alfred Mensah i cili do te prezantohej tek Vllaznia, por drejtuesit e klubit ne fakt kane mbyllur gjithçka dhe kane firmosur me nje tjeter futbollist, te cilin edhe e kane zyrtarizuar.

Behet fjale per mbrojtesin shkodran Serjan Repaj i cili rikthehet ne “Loro Boriçi” serish pas 4 vitesh te kaluara tek Apolonia. Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi kuqeblu ne faqen zyrtare kur shkruan:

“ZYRTARE:

SERJAN REPAJ RIVISHET KUQEBLU

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027. Suksese me fanellën kuqeblu Serjan Repaj!