Vllaznia ben realitet nje tjeter perforcim ne mbrojtje. Mbrojtesi me origjine nga Kosova, por i lindur dhe i rritur ne Suedi, Arton Podrimcaku eshte zyrtarisht futbollist i kesaj skuadre. Ai ka firmosur nje kontrate 1+1 me kuqeblute, me te cilet prej disa ditesh ne fakt ishte ne stervitje.
Me paraqitjet e tij ne ndeshjet miqesore, por edhe ne seancat e drejtuara nga trajneri Brdariç, ka arritur ta binde ate dhe stafin e tij per te qene pjese e skuadres dhe me pas kane qene drejtuesit e klubit qe kane gjetur akordin per kontraten. Podrimcaku qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Flamurtarit te Vlores, luan ne rolin e mbrojtesit te majte. Ja njoftimi i klubit shkodran per perforcimin me te fundit te tij:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku. Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë.
I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit.
Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Arton Podrimcaku!”