Merkatoja e janarit, ndonëse tradicionalisht më pak aktive se ajo e verës, ka pasur gjithashtu disa transferime të jashtëzakonshme dhe shumë të shtrenjta ndër vite. Ja një listë e transferimeve më të shtrenjta e të gjitha kohërave në merkaton e janarit (me renditje zbritëse, nga më pak i shtrenjti deri te “mbreti”, Coutinho”:

Diego Costa nga Chelsea tek Atletico Madridi (2018) – 60 milionë euro

Aubameyang nga Borussia Dortmund tek Arsenali (2018) – 63.75 milionë euro

Pulisic nga Borussia Dortmundi te Chelsea (2019) – 64 milionë euro

Laporte nga Athletic Bilbao te Manchester City (2018) – 65 milionë euro

Bruno Fernandes nga Sportingu i Lisbonës te Manchester United (2020) – 65 milionë euro

Goncalo Ramos nga Benfica te PSG (2024) – 65 milionë euro

Mykhailo Mudryk, nga Shakhtar Donetsk te Chelsea (2023) – 70 milionë euro

Kvaratskhelia, nga Napoli te PSG (2025) – 70 milionë euro, plus bonuse

Vlahovic, nga Fiorentina te Juventusi (2022) – 70 milionë euro, plus bonuse

Van Dijk, nga Southamptoni te Liverpool-i (2018) – 84.65 milionë euro

Enzo Fernandez, nga Benfica te Chelsea (2023) – 121 milionë euro

Coutinho, nga Liverpool-i te Barcelona (2018) – 135 milionë euro