Ne vetem pak dite nga Vllaznia jane larguar plot 3 portiere. Ka mbetur vetem nje, 19 vjeçari Kristi Qarri tashme. Nje gje e tille padyshim qe do t’i detyroje drejtuesit kuqeblu te hidhen ne merkato per te gjetur edhe te pakten nje portier.

I pari qe u largua ishte tiranasi Ted Laço. Ai ka gjetur shume pak hapesire gjate sezonit qe sapo u mbyll dhe me te mbaruar sezoni dhe kontrata, ai i ka dhene lamtumiren kuqebluve.

Te njejten gje ka bere edhe maqedonasi Andreja Efremov. Ai dhe drejtuesit e Vllaznise duket se nuk kane dashur qe te vazhdojne bashkepunimin sebashku dhe per rrjedhoje, jane ndare me njeri- tjetrin.

I treti qe i dha lamtumiren Vllaznise ishte Alen Sherri. 22 vjeçari ka kaluar nje sezon aspak te mire duke qene here titullar e here ne stol dhe duke shfytezuar mbarimin e kontrates, ai ka rene menjehere dakord me drejtuesit e Laçit dhe mbremjen e sotme ka firmosur me ta.

Ka mbetur ne Shkoder vetem 19 vjeçari Kristi Qarri. Lojtari qe ne sezonin e fundit me se shumti ka luajtur me Vllaznine B, eshte nen kontrate dhe kuptohet qe do te vazhdoje te jete pjese e skuadres, por kuptohet duke pritur faktin se sa do t’i besoje stafi i ri.

Ne keto rrethana, ne Shkoder merkaton duhet ta nisin nga porta. Nje pike delikate e cila kerkon siguri por qe ne fakt brenda kampionatit shqiptar veshtire te gjesh njeriun e duhur. Si rrjedhoje, me shume te ngjare syte do te hidhen serish ne tregun e huaj.
www.shkodrasport.com