Pavaresisht se ende nuk ka asnje gje te konkretizuar, tek Vllaznia jane duke punuar fort per ndertimin e skuadres se sezonit te ardhshem. Edhe vete drejtori sportiv Engin Firat gjate dites se djeshme ne deklaraten e tij beri te ditur se deri ne fund te muajit qershor ekipi do te jete i plotesuar me lojtaret e duhur.
Po kush do te jene futbollistet te cilet do te veshin fanellen kuqeblu sezonin e ardhshem? SportEkspres.com mëson se një nga lojtarët e “piketuar” nga Vllaznina është mesfushori Herald Marku. Lojtari i cili spikati me Kastriotin, është një nga objektivat e kuqebluve dhe kontaktet e para mes palëve kanë nisur.
Futbollisti 23-vjeçar është produkt i Partizanit dhe për herë të parë në Superiore është aktivizuar me Tërbunin, për të provuar më pas veten në Gjermani. Këtë verë ai u rikthye në Shqipëri dhe me krutanët është aktivizuar në 23 ndeshje (20 titullar) dhe ka shënuar pesë gola.
Marku mund të aktivizohet në disa pozicione, si në treshen e qendrës së mesfushës, në krah të sulmit, por ka provuar të luajë edhe në linjën e majtë të prapavijës. Interesim për shërbimet e mesfushorit nuk ka vetëm nga Vllaznia dhe mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën.
Marku eshte emri i pare qe “zbulohet” dhe me siguri qe perveç tij do te kete edhe te tjere qe jane ne planet e drejtuesve te Vllaznise si perforcim per sezonin e ri.