Holandezi Matajs de Ligt u transferua nga Bajerni te Mançester Junajtid javën e kaluar për 45 milionë euro, plus pesë milionë bonuse të mundshme dhe nënshkroi kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2029. Kundër dëshirës së trajnerit të ri, Vinsent Kompani?!
“E VËRTETA” – Një artikull për De Ligt dhe Bajern Mynih tani sugjeron këtë dyshim shpërthyes se trajneri belg nuk ka dashur që qendërmbrojtësi të largohet nga “Allianz Arena”! Portali online “The Athletic” pretendon se ka mësuar nga një burim i afërt me lojtarin se Kompani ishte shprehur qartë në favor të qëndrimit të futbollistit gjatë një bisede kokë më kokë. Sipas raportit, Vinsent i tha De Ligt se ai ishte “mbrojtësi numër një” i tij dhe nuk ishte përgjegjës për vendimin e transferimit. Kështu u krijua përshtypja se ky vendim ishte marrë në nivel bordi. Megjithatë, i pyetur nga “The Athletic”, një zëdhënës i rekordmenëve të Gjermanisë e mohoi raportin.
REAGIMI I TIFOZËVE – Ka pasur diskutime të nxehta brenda skenës së tifozëve për largimin e De Ligt. Shumë mbështetës janë kritikë për zhvendosjen e holandezit. Një peticion në internet kundër shitjes u nis në qershor, fushata “Mbajmë de Ligt” “Ne duam de Ligt”! Në një sondazh të “BILD”, 74 për qind e pjesëmarrësve u shprehën gjithashtu kundër një shitjes së tij.
MESAZHI – Mbrojtësi De Ligt shkroi në një mesazh emocionues në rrjetet sociale: “Kjo është arsyeja pse lamtumira është një kaos emocionesh për mua. Do të kujtoj gjithmonë dashurinë dhe mbështetjen e lojtarëve, të gjithë ekipit të gjerë, veçanërisht tifozëve. Peticioni që shumë prej jush keni nënshkruar më prek zemrën!”, e mbylli Matajs de Ligt, i cili iu bashku trajnerit Erik ten Hag në Mançester, ku ata kanë punuar sëbashku tek Ajaks Amsterdam. Në planin financiar, Bajern Mynih pagoi 67 mln euro në verën e vitit 2022 për ta blerë nga Juventusi, ndërsa kostoja e transferimit në “Old Trafford” nuk e kalon 50 mln euro, përfshirë edhe bonuest.