Ka marrë fund çështja “Sukaj”. Ndonëse u tha se ai kishte firmosur në Iran, vetëm në orët e para të mbrëmjes së djeshme është bërë realitet marrja e leje-kalimit nga ana e klubit Vllaznia. Drejtuesit e këtij të fundit kanë qenë prej ditësh në kontakt me menaxherët që e kanë çuar sulmuesin shkodran në Iran si dhe me drejtuesit e Sepahan, për të bërë gjithçka në këtë lëvizje sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.

Ka patur një ngërç të vogël për marrjen e dokumentacionit të duhur megjithatë pas shumë kontaktesh, çdo gjë është zgjidhur mbrëmë dhe Xhevahir Sukaj tashmë është zyrtarisht pjesë e Sepahan ndërsa Vllaznia ka përfituar nga kjo lëvizje shumën e 50 mijë eurove.

www.shkodrasport.com