Kastrioti ka nisur përgatitjet nën drejtimi e zv.trajnerëve të skuadrës pasi nuk ka zyrtarizuar ende trajnerin e ri pas largimit të Stavri Nicës.

Mungesa e trajnerit ka berë që krutanë të jenë mbrapa dhe në merkato pasi presi të zyrtarizojnë trajnerin e ri e më pas të nisin merkaton.

Emri më i përfolur në ambjentin krutan është ai i Bledar Devollit, i cili pasi është larguar nga skuadra e Tomorit është momentalisht pa skuadër.

Drejtuesit e klubit janë takuar Devollin dhe duket se kanë gjetur akordin, por mungon ende zyrtizimi që pritet të vijë gjatë ditët të ardhshme.

Te Kastrioti deri më tani numri i largimeve është 11, por nga skuadra është larguar dhe mbrojtësi i majtë Nikola Stijepoviç i cili ka mbyllur përfunimisht aventurën e tij me Kastriotin.

Malazezi ishte një ndër lojtarët më të aktivizuar pasi ka luajtur në 17 ndeshje në 18 javë kampionat./newsport/