Pogradeci është skuadra e cila do të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në play-off për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur Burrelin në fushën e këtij të fundit duke e eliminuar nga gara.

Miqtë e drejtuar nga Ardian Mema, u treguan më konkretë në pjesën e parë të ndeshjes, duke sulmuar e gjetur avantazhin me Krasniqin. Më pas ata u mbrojtën me kujdes duke mbajtur larg portës sulmin e vendasve për të mos shënuar një gol barazimi që do të favorizonte ekipin e Burrelit falë formulës së këtij turi.

Kështu, me vërshëllimën përfundimtare Pogradeci siguroi kalimin më tej, ndërsa Burreli i Ditmar Bicajt, edhe pse kishte bërë një sezon të shkëlqyer duke marrë vendin e katërt, nuk ia doli të vazhdonte rrugëtimin në play-off për ëndrrën Superiore.

BURRELI 0-1 POGRADECI
21′ Krasniqi