Aristidi Kolaj, lojtari me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe, mund të kthehet të buzëqeshë përsëri. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shfaqur edhe një here në qendrën stërvitore të Sasuolos, për të nisur vrapimet dhe pjesën e dytë të riaftësimit të tij pas dëmtimit tronditës që i mbylli para kohe këtë sezon.

Kolaj ishte huazuar te Pro Patria në Serinë C dhe ishte kthyer në titullar atje. Por në një ndeshje në fillimin e shkurtit, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë dhe u desh të operohej menjëherë. Për lojtarin filloi periudha e vështirë e riaftësimit, e cila e kombinuar me izolimin në shtëpi ia vështirësoi pak punën.

Gjithsesi, Kolaj ia ka dalë që të gjejë forcat për t’u kthyer sa më parë në fushë dhe rihapja e qendrave stërvitore e ka parë edhe atë të stërvitej në kompleksin e Sasuolos, klub ku është thyer pasi ka mbyllur kontratën e huazimit te Pro Patria meqë në këtë sezon nuk mund të zbresë më në fushë.

Ai ka postuar vetë një video ku tregonte lumturinë e tij për këtë kthim. “93 ditë. Çfarë ndjesie e bukur të kthehesh të vraposh në fushë”, tregonte lojtari për pauzën prej 3 muajsh që e kishte lënë larg fushave të lojës, ku shpreson të kthehet protagonist në sezonin e ardhshëm. /vipsport/