Karlo Ançeloti ka mbajtur premtimin se skuadra e tij do të mundohej t’i jepte fund mallkimit që zgjaste prej 21 vitesh. Evertoni nuk shijonte një titore në fushën e Liverpulit që nga viti 1999, një seri që ka marrë fund sot me suksesin 2-0 në “Anfield’ që dekretoi edhe sfidën e katërt radhazi që të kuqtë humbnin në shtëpinë e tyre, pas thuajse 4 viteve pa njohur disfatë.

Skuadra e Ançelotit gjeti shpejt golin e avantazhit me anë të Riçarlison dhe për të pastaj u bë më e thjeshttë gjithçka, duke mbrojtur me rregull pa lënë hapësira për sulmin e rrezikshëm të të kuqve.

Në rastet ku Salah apo Firmino shfaqeshin para portës, Pikford u tregua në lartësinë e duhur dhe ndihmoi që të ruante rrjetën e paprekur deri në fundin e sfidës kur penalltia e Sigurdson i vuri vulën fatit të ndeshjes.

Tani Evertoni arrin Liverpulin në kutën e 40 pikëvë në kampionat, me një ndeshje më pak të luajtur se skuadra e Klop dhe me shanse reale që si rrallëherë të mbyllë edicionin duke qenë sipër rivalëve historikë në klasifikim, mundësisht në zonën e Ligës së Kampioneve. /vipsport/