Telenovela Matijs de Ligt duket se ka marrë fund, me yllin holandez që pritet të zyrtarizohet te skuadra e tij e re. Kapiteni i Ajaksit ka zgjedhur të firmosë me Juventusin dhe gjithçka duket se ka ndryshuar në orët e fundit, pasi PSG dhe Barcelona kërkonin me çdo kusht shërbimet e tij.
De Ligt kishte bërë me dije se do të zbulonte vendimin e tij, pasi të përfundonin ndeshjet kualifikuese të kombëtareve për në Europian dhe sot, ka qenë “Sky Sport” ajo që ka raportuar se Juventusi do të jetë skuadra e re.
Bardhezinjtë kanë ofruar më shumë se çdo skuadër tjetër për shërbimet e 19-vjeçarit dhe duket se ka arritur të sigurojë shërbimet e tij.Ky operacion pritet që t’i kushtojë Juventusit rreth 62 milionë paund, duke bërë që të heq dorë edhe nga mesfushori Pol Pogba.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, në orët në vijim do të ketë të tjera detaje për këtë operacion dhe do të vendoset edhe dita se kur do të prezantohet ylli holandez. /VipSport/